Zemaj: Respektoni masat anti covid për të frenuar përhapjen e virusit
BKT
Lajme

Zemaj: Respektoni masat anti covid për të frenuar përhapjen e virusit

Vetëm 46 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në 24 orëshin e fundit në Kosovë.

Këtë e bënë të ditur Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ndërsa ky qe rezultati nga 580 teste të kryera tek të dyshuarit për virus, njofton Klan Kosova.

”Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes nga Covid 19, si dhe një numër relativisht më ulët sa i përket të të infektuarve, ku nga 580 teste, 46 kanë rezultuar pozitiv.

Mbroni veten dhe njerëzit që ju rrethojnë!  Respektoni masat anti covid për të frenuar përhapjen e virusit!

Me kujdes çdo ditë, e mundim virusin!

Bashkë ia dalim!

Vendose maskën!

Mbaje higjienën!

Ruaje distancën!”.


MË SHUME NGA Lajme