Koeman flet për të ardhmen e Ousmane Dembeles
BKT
Sport

Koeman flet për të ardhmen e Ousmane Dembeles

Trajneri i Barcelonës Ousmane Dembele iu është përgjigjur spekulimeve që po e lidhin Ousmane Dembelen me një kalim te Manchester United.

United raportohet se janë nUnited raportohet se janë në bisedime për të nënshkruar me Dembelen në formë huazimi një vjeçar dhe shpreson që marrëveshja të mbyllet para përfundimit të dritares së transferimeve.

Koeman ka dhënë përgjigje për të gjitha këto zëra në një konferencë shtypi të mbajtur të mërkurën.

“Gjëja e parë për t’u thënë është se kjo i takon klubit dhe lojtarit. Por, ai është me ne dhe e kemi parë për disa javë dhe unë jam duke u bazuar në shërbimet e tij. Ai duhet të pres për të luajtur, por po stërvitet mirë. Dua të theksoj se unë si trajner jam duke llogaritur tek ai”, deklaroi tekniku holandez.