Idrizi tregon çelësin e fitores kundër Prishtinës
BKT
Sport

Idrizi tregon çelësin e fitores kundër Prishtinës

Shpëtim Idrizi është shumë i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Prishtinës.

Arbnor Muja shënoi nga penalltia për skuadrën e Shpetim Idrizit. Pas fitores së madhe ndaj Prishtinës është deklaruar trajneri i skuadrës së Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi.

Ai tregoi çelësin e suksesit te skuadra e tij ku tha se mbrojtja është një nga pikat kyqe të këtij suksesi.

“Ishte një lojë me dy pjesë, në pjesën e parë Prishtina ishte superiore, kurse në pjesën e dytë ne reaguam shumë mirë ku falë angazhimit arritëm një fitore të madhe. E rëndësishme është që kemi një mbrojtje të mirë ku që dy ndeshje nuk pësojmë gol dhe mendoj që ky është çelësi i i suksesit” deklaroi Idrizi për “Art Sport”.

Trepça ’89 ka tejkaluar tashmë Prishtinën në klasifikim.