MPJD refuzoi t’i jap leje Ministrit të Arsimit të Serbisë
BKT
Lajme

MPJD refuzoi t’i jap leje Ministrit të Arsimit të Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka refuzuar t’i jep leje Ministrit të Arsimit të Republikës së Serbisë, Mladen Sharçeviq, për të vizituar veriun e Republikës së Kosovës.

Siç merret vesh nga burimet, shkaqet e refuzimit arsyetohen se Qeveria e Serbisë vazhdon fushatën kundër njohjes së Pavarësisë së Kosovës, se Serbia vazhdimisht azhurnon urdhër-arrestet ndërkombëtare për krime të pretenduara lufte në interpol për qytetarët e Kosovës dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së, si dhe përkundër të drejtave të avancuara të komunitetit serb në Kosovë, Serbia vazhdimisht ndërhyn në përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës për mirë-integrimin e kësaj pakice dhe koordinimin më të mirë në veriun e vendit.

MPJD bënë të ditur se Ministri serb i Arsimit ka kërkuar leje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës për të vizituar Universitetin e Veriut të Mitrovicës – universitet ky që financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës, por që fatkeqësisht vazhdon të mos u jap llogari institucioneve të RKS-së.


MË SHUME NGA Lajme