Konjufca i reagon Lushtakut: Le ta mbrojë UÇK-në shoku yt
BKT
Lajme

Konjufca i reagon Lushtakut: Le ta mbrojë UÇK-në shoku yt

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konufca, i ka thënë ish-kreut të Skenderajt, Sami Lushtakut, me ironi le ta mbron UÇK-në shoku yt që u përkul para pllakës serbe, duke aluduar në presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Konjufca tha se këtë veprim Thaçi e bëri për t’i hyrë në qejf Serbisë.

“Ani thuaj Lushtakut le ta mbron UÇK’në shoku yt që iu përkul pllakës serbe në të cilën thuhet se UÇK është terroriste. Që e bëri një veprim të tillë vetëm për t’i hyrë në qejf Serbisë”, ka thënë Konjufca në Debat Plus.

Ky reagim erdhi pasi Lushtaku i tha kreut të VV-së, Albin Kurtit, se ky i fundit nuk ka ndjeja për UÇK-në.


MË SHUME NGA Lajme