Bayerni rrëmben edhe Superkupën e Gjermanisë, mposht Dortmundin
BKT
Sport

Bayerni rrëmben edhe Superkupën e Gjermanisë, mposht Dortmundin

Bayern Munichu ka fituar Superkupën e Gjermanisë duke triumfuar me mjaftë vështirësi ndaj Borussia Dortmundit 3 – 2.

Ndeshja që u zhvillua në “Allianz Arena” ishte mjaftë interesante me ndryshime të mëdha në rezultat gjatë tërë ndeshjes dhe me plotë emocion.

Ishte Tolisso që në minutën e 18-të pranoi një top të bukur dhe ‘tundi’ portën e vendasve.

Nga një asistim shumë i bukur i Davies realizoi Muller me kokë në minutën e 32-të për të dyfishuar rezultatin.

Mirëpo, gëzimi zgjati vetëm shtatë minuta sepse Brandt ngushtoi shifrat, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Në pjesën e dytë ishte Erling Haaland që pranoi një super asistim nga Delaney dhe lehtësisht barazoi shifrat (55).

Fitoren Bayernit iu dhuroi Kimmich që pas tentimit të dytë radhazi realizoi në portën e Hitz.

Kujtojmë së ‘bavarezët’ këtë vit kanë fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe sonte edhe Superkupën e Gjermanisë.