10:19 / 01.10.2020
VIDEO-Sahiti: Ky vit akademik është më ndryshe se vitet e tjera
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, sot ka marrë detyrën si rektor i UP-së.
Ai ka thënë se do të punojë për të mirën e universitetit. Sahiti ka thënë se 1 tetori për Kosovën dhe UP-së, është historike.
“Ky vit akademik është më ndryshe se vitet e tjera, për shkak të pandemisë. Ne duhet të gjendemi disi”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).























