Tërbohen te Manchester United, Costa e Dembele refuzojnë transferimin
Manchester United refuzohet nga dy sulmues anësor. Douglas Costa nuk ka pranuar të largohet nga bardhezinjtë, edhe pse trajneri Andrea Pirlo nuk e konsideron në planet e tij brazilianin.
Klubi e kishte vendosur atë në merkato dhe sipas “Calciomercato.com” në drejtim të Juventusit ka shkuar një ofertë nga Manchester United për shërbimet e lojtarit. Megjithatë Costa e ka refuzuar kalimin në “Old Trafford”, duke këmbëngulur të qëndrojë në Torino.
30-vjeçari kërkon të bindë teknikun italian dhe të fitojë një vend titullari në formacionin e Pirlos, edhe pse kundër Sampdoria dhe Roma është futur si zëvendësues në lojë.
Veç Douglas Costa, United ka marrë një jo edhe nga Ousmane Dembele. Anglezët ditën e djeshme nisën bisedimet me Barcelonën dhe tentuan ta huazonin kampionin e botës. Gjithsesi ai nuk ka pranuar dhe do të mbetet pjesë e katalanasve.























