Kjo është skuadra e re e Ersil Ymerit
BKT
Sport

Kjo është skuadra e re e Ersil Ymerit

Mesfushori shqiptar, Ersil Ymeri, ka firmosur sot kontratën me klubin e Kukësit për 2 sezonet e ardhshme.

Mesfushori 26-vjeçar e njeh mirë kampionatin shqiptar duke qenë se ka luajtur më parë me ekipet e Kamzës, Kastriotit e Laçit.

Së fundmi, Ymeri ishte pjesë e Llapit, duke qenë protagonist me ekipin e Tahir Batatinës.

Ymeri u prezantua sot në zyrat e klubit kukësian dhe do të bashkohet me skuadrën ditën e nesërme.