16:46 / 01.10.2020
Agim Veliu diskuton për Strategjinë e Sigurisë së Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu sot ka zhvilluar takim me sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Shpend Terdevaj.
Në këtë takim biseduan për Strategjinë e sigurisë së Kosovës.
Veliu bën të ditur se diskutuan edhe për zhvillimin e Planit të Reagimit Kombëtar dhe për fusha tjera specifike në sektorin e sigurisë.























