17:33 / 01.10.2020
Adidas zbulon topin e ri të Champions League
Ndërsa Champions League do të rifillojë në 20 tetor, adidas, furnizuesi zyrtar UEFA-s, sapo ka zbuluar topin e ri për këtë garë.
Ashtu si në topat e fundit, ky version mbetet veçanërisht i gjallë me reflektime të kuqe, por edhe blu.
Ka edhe panele në formë ylli që të kujtojnë logon e konkursit më prestigjioz evropian. Nga pikëpamja teknologjike, asgjë e re krahasuar me versionet e mëparshme.
Shihemi më 20 tetor për ta parë këtë top të ri në veprim!























