Kelmendi: Më lehtë tregtohet me Maqedoninë e Malin e Zi, se me Shqipërinë
Ramiz Kelmendi, afarist dhe ish zëvendëskryeministër i Kosovës, në emisionin “Imazh”, në RTK, tha se më lehtë e ka të zhvillojë biznes në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, sesa atje nuk has në barrierat me të cilat ballafaqohem në Shqipëri.
“Në tregtinë me pakicë edhe me prodhimtari jam i më i suksesshëm, më i shtrirë në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, sesa në Shqipëri sepse atje ballafaqohem me shumë pengesa”, tha ai.
Sipas Kelmendit hekurudha nuk janë si duhet në funksion për çështje ekonomike, kjo për arsye se në veri të Kosovës po pengohet qarkullimi i lirë hekurudhor nga nacionalizmi serb.
“As hekurudhat nuk e zgjidhin problemin e ekonomisë së tregut. Kosova për interesa të përgjithshëm nacionale i ka ik transportit hekurudhor për në portin e Selanikut dhe e ka orientuar transportin rrugorë të mallrave për në portet e bregdetit shqiptar”, tha ia.























