Ramiz Kelmendi: Edi Rama ‘ua ka hangër orën’ politikanëve kosovarë
BKT
Lajme

Ramiz Kelmendi: Edi Rama ‘ua ka hangër orën’ politikanëve kosovarë

Ish deputeti dhe ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka folur për pengesat që bizneset kosovare hasin nga autoritetet e Shqipërisë.

Biznesmeni i njohur kosovar ka thënë qasja e autoriteteve të Shqipërisë karshi biznesit kosovar duhet të ndryshojë, pasi që sipas tij, kjo ndikon edhe në investimet.

Duke folur në emisionin “Imazh” të RTK-së, Kelmendi e ka përmendur edhe qasjen e kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama ua ka hangër orën politikanëve kosovarë, edhe gazetarëve, prandaj politikanët tanë duhet ta ngrisin zërin pak ndaj tij, sepse edhe sjelljen e ka pak arrogante”, ka thënë ai,

Më pas, Kelmendi ka treguar se si ishte refuzuar të pritej nga një kryetar i një komune në jug të Shqipërisë.

“Mua ka refuzuar të më pres dhe të më përcjellë një kryetar i një komunë të jugut të Shqipërisë, kurse ne i presim dukshëm më mirë. Në Shqipëri mund të hysh si biznes vetëm nëse ke ortak, në të kundërtën është problem”, ka thënë ai.  /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme