10:09 / 02.10.2020
Osmani nis ditën para shtatores së Ibrahim Rugovës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar sot një fotografi në llogarinë e saj në Facebook pranë shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova.
“Mirëmëngjesi”, ka qenë mbishkrimi që Osmani ka vënë sipër fotografisë.
Në pamjet e publikuara nga Osmani, shihet edhe maska e flamurit të Dardanisë.
Kujtojmë, Vjosa Osmani është përjashtuar nga të gjitha funksionet në LDK, pasi siç është thënë, ajo ka dalë kundër qëndrimeve të partisë.























