Edhe një hap përpara në bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë në shëndetësi
BKT
Lajme

Edhe një hap përpara në bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë në shëndetësi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Shqipërisë Ogerta Manastirliu ka thënë se është bërë edhe një hap drejt themelimit të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë në fushën e shëndetësisë.

“Edhe një hap përpara drejt thellimit të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë në fushën e shëndetësisë, i cili merr akoma më shumë vlerë në situatën e pandemisë”, shkruan Manastirliu.

“Me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj nënshkruam sot marrëveshjen e re për shkëmbimin e praktikave më të mira për trajtimin e pacientëve me COVID19 dhe asistencë të ndërsjelltë për pajisje e materiale mjekësore për përballimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi”, përfundon shkrimi i ministres Manastirliu.


MË SHUME NGA Lajme