Haradinaj-Stublla uron popullin e Guinesë në përvjetorin e pavarësisë
BKT
Lajme

Haradinaj-Stublla uron popullin e Guinesë në përvjetorin e pavarësisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, të premten uroi Republikën e Guinesë me rastin e Ditës Kombëtare.

Kryediplomatja Haradinaj Stublla,shprehu urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e këtij shteti afrikan, me rastin e 62 vjetorit të pavarësisë.

Shefja e diplomacisë tha se do të angazhohet për krijimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me Republikën e Guinesë, e cila më 12 gusht 2011 njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme