Igli Tare merr çmim të rëndësishëm
Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare është nderuar nga qyteti i Venecias me çmimin “Luani i Artë".
“Luani i Artë” është një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare që zhvillohet nga viti 1954 në qytetin italian të Venecias, ku jepet çmimi.
Motivacioni i këtij vlerësimi të lartë për Taren, është për merita profesionale në fushën e sportit si drejtuesi më i suksesshëm.
Fillimisht me këtë çmim vlerësoheshin zhanere të ndryshme të artit, ku ka spikatur gjithmonë ai i festivalit të filmit të Venezias, por prej kohësh “Luani i Artë” i akordohet edhe individëve të shquar në fusha të ndryshme profesionale.
Përveç Tares, nga bota e sportit u vlerësuan edhe ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luçiano Moxhi si dhe trajneri aktual i Atalantës, Xhanpiero Gasperini.























