16:36 / 02.10.2020
Evertoni blen mbrojtësin e Norwichit
Evertoni e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin, me fitore të thella në Premier League dhe në Kupë, e pavarësisht këtyre rezultateve, për Ancelottin skuadra kishte nevojë edhe për një përforcim në mbrojtje.
Drejtuesit nuk kanë vonuar për të përmbushur dëshirën e trajnerit Italian me goditjen Ben Godfrey në mbrojtje. 22-vjeçari vjen nga Norwich, ku ka impresionuar në dy sezonet e fundit, me operacionin që u mbyll për 25 milionë stërlina, plus 4 milionë të tjera bonuse.























