Beogradi po keqpërdor serbët e Kosovës, ushtron presion për Asociacion?

Beogradi po keqpërdor serbët e Kosovës, ushtron presion për Asociacion?

Fushata të sponsorizuara nga Beogradi tash e një kohë janë aktive në territorin e Republikës së Kosovës, me qëllimin e vetëm për të krijuar diskurs publik se gjoja situata e sigurisë së serbëve në Kosovë nuk është e mirë dhe se janë të rrezikuar në çdo hap nga shqiptarët.

Me datë 29 shtator 2020, në mediat serbe në Kosovë dhe Serbi u raportua një rast për tentim kidnapim të një fëmije 9 vjeçar serb, nga persona të panjohur në fshatin Plemetin në Obiliq.

Vuksanovic kishe deklaruar për mediat serbe se kishte raportuar rastin në policinë e Kosovës dhe se kishte thënë se nuk e di nëse ata do të fillojnë një hetim dhe a do të organizojnë kërkime në lidhje me këtë rast.

Portali serb KM Novine për këtë rast deklaron se shqiptaret kanë tentuar të kidnapojnë një fëmijë serb, dhe akuzon mediat se e kane fshehur këtë krim.

Më tutje KM Novine shkruan: Familja Vuksanoviq, pasi qe e kontaktoi policinë e Kosovës, mori reagim i cili është i zakonshëm kur serbet e lajmërojnë ndonjë rast në policinë e Kosovës.

"Kur erdhën (policia) iu kam treguar se çfarë ka ndodhur ndërsa ata më than që këto janë gjëra të zakonshme dhe që nuk jemi të vetmit të cilëve i ndodhin këso gjërash. Pastaj unë i falënderova dhe iu thash që nuk kam nevojë për ta, dhe ata shkuan." – ka thënë Predrag Vuksanoviq, sipas KM Novine.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

https://www.kosovo-online.com/vesti/drustvo/vuksanovic-u-plemetini-srbi-strepe-svakog-dana-pokusaji-otmice-dece-najveci-strah-30

Policia e Kosovës me datë 30 shtator 2020, në komunikatë zyrtare e demantoj komplet ketë fushatë të shpifjeve duke deklaruar se publikimet nga mediat serbe në lidhje me këtë tentim kidnapim nuk janë të vërteta dhe se janë dashakeqëse dhe me tendenca.

Në deklaratën e Policisë së Kosovës veç tjerash thuhet se: “Zyrtarët policor në prezencën e prindit kishin zhvilluar një bisedë verbale me fëmiun, ku deklarata dhe informacionet e tija ishin kundërthënëse dhe jo kredibile, të cilat ngjallnin dyshime.

Vlen të theksohet se prindi i fëmiut nuk ka qenë i interesuar që të jep deklaratë apo për të iniciuar rast, pasi që edhe ai e kishte kuptuar dhe ngritur dyshimet se një gjë e tillë kishte ndodhur.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/3485077744886070?__tn__=K-R

Në kohën e pandemisë, organizatat e ndryshme serbe duke përfshirë OJQ AKTIV, si organizata më e madhe serbe në Kosovë  dhe platforma për advokim e sponsorizuar nga kjo organizatë e quajtur EMPIRICA, sipas disa burimeve të RTK,  kanë dërguar të dhëna të pa sakta edhe në Bruksel, kinse shtëpitë dhe pronat e serbëve janë plaçkitur e djegur nga persona të panjohur.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

https://civicenergycenter.org/new/sq/empirika-ankese-ne-lidhje-me-incidentet-e-fundit/

Ditëve të fundit kjo OJQ ka filluar një fushatë me moton “Përtej Dykuptimësisë Konstruktive - Si të ndalojmë së shqetësuari dhe ta duam Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

 


MË SHUME NGA Aktuale