Flet asambleisti që u përplas me Shpend Ahmetin: Do ta padis për shpifje
Një përplasje ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti dhe asambleisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi janë përplasur verbalisht gjatë seancës për buxhetin.
Për arsyen e kësaj përplasje është deklaruar vetë Azemi. Sipas tij, Ahmeti i ka kërkuar që të dalin jashtë dhe të konfrontohen edhe fizikisht, por siç thotë ai nuk merret me “politikanë të dështuar”.
“Shpend Ahmeti jo si një kryetar komune, por më shumë i përngjante një gangsteri erdh te ulësja ime ku e kam në kuvend komunal dhe me kërkonte që të dal jashtë e të konfrontohem me të fizikisht. Mirëpo, me një kategori të tillë, të një politikani të dështuar nuk besoj se ia vlen të merresh fizikisht. Unë e kam obligim qytetar që ta ngrisë zërin për padrejtësitë dhe keqpërdorimet që ndodhin në Kuvend”, ka thënë Azemi në emisionin “Imazh” të RTK-së.
Azemi ka paralajmëruar edhe padi ndaj Ahmetit për deklaratat e tij, i cili sot tha se Azemi i shkon në zyrë fshehtas dhe qan për t’I futur familjarët e tij në punë.
Ai e ka publikuar edhe leternjoftimin e një personit që thotë se nuk është familjar i tij, por vetëm mbiemrin e njëjtë e kemi.
“Ai është nga Gostivari dhe ka qenë ushtar i UÇK-sëk, prandaj kam kërkuar që mos të largohet nga puna në ndërmarrjen e re të parkingut. Për këtë gënjeshtër e kam edhe një padi që ose sot ose nesër do ta dorëzoj në organet kompetente”, ka deklaruar Azemi. /RTKLive/























