Higuain sqaron incidentin që pati
BKT
Sport

Higuain sqaron incidentin që pati

“Kishte mungesë respekti, ndaj reagova”. Gonzalo Higuain kthehet në makthin e debutimin të tij në “Major League Soccer”, me fanellën e Inter Miamit, i cili përfundoi me humbjen 3-0 kundër Union Filadela.

Po kështu, argjentinasi u bë pjesë e një grindjeje të madhe me pesë kundërshtarë të tij, të cilët e përqeshën atë, pasi dështoi nga një goditje dënimi.

“Të pestë u bashkuan, ata më provokuan”, tha sulmuesi 32-vjeçar argjentinas, duke u kthyer në faktet e së dielës së kaluar.

“Unë besoj te loja e ndershme, por jam person emocional. Nuk mund ta pranoja dhe ta toleroja atë që ndodhi”.

Pas disfatës së fundit, klubi amerikan i David Beckham synon vendin e parafundit në renditjen e Konferencës Lindore.

Higuain, i cili zbarkoi në MLS nga Juventusi, ish-bomber i River Plate, Real Madrid, Napoli, Milan dhe Chelsea, do të përpiqet ta lërë të gjithë zhgënjimin pas. Miami tani do të presë New York City FC në shtëpi.