Shefki Gashi i LDK-së për VV-në dhe Shpend Ahmetin: Këta janë banditë!
Shefki Gashi, asambleist në Kuvendin Komunal nga LDK-ja, ka folur në emisionin “Imazh” të RTK-së të përplasjen e sotme në Kuvend ndërmjet kryetarit Shpend Ahmeti dhe asambleistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Ahmeti.
Gashi tha se kjo përplasje nuk ishte e nevojshme të ndodhte, pasi që bëhet fjalë për kryetarin e Komunës dhe asambleistin e VV-së, pra dy ish partiak.
Ndërkohë, Gashi nuk ka hezituar që të dy palet t’i quaj banditë.
“Këta janë banditë, banda janë. Si është ndryshe një bandë kur në Kuvendin e Kosovës nuk kalon ligji për rimekëmbjen ekonomike. Krejt bota po çuditën”, ka thënë ai.
Me insistimin e gazetarit për të sqaruar deklaratën për banda dhe banditë, asambleisti i LDK-së tha:
“Qe pse, se dojnë me u rreh, si këtu, si në Kuvendin e Kosovës. A i thuhet asambleistit çu dalim jashtë”.
Ai shprehu vërejtjen ndaj kolegut të tij asambleist Egzon Azemi, duke i thënë që do të duhej ta kishit vënë në Kuvend për shqyrtim lidhur me çështjen.
"Nuk ka pasur arsye me nxite konflikt, por me shqyrtu ne Kuvend Komunal, si problem që kryetari i Komunes ka dashur ta përjashtojë njeriun nga puna", theksoi Gashi. /RTKLive/























