Tolaj: Dr. Shpëtimi ishte humanist i rrallë
BKT
Lajme

Tolaj: Dr. Shpëtimi ishte humanist i rrallë

Në emisionin “Imazh” të RTK-së, dr. Ilir Tolaj foli për vdekjen e dr, Shpëtim Robajt, i cili ra në mina, ndërsa po shkonte në ndihmë të plagosurve shqiptarë.

Dr. Ilir Tolaj rrëfen për historikun e angazhimit të tyre në radhët e Kryqit të Kuq, si një organizatë humanitare ndërkombëtare.

“Ka qenë nismë e jona që ne të bashkëpunojmë me Kryqin e Kuq, organizatë humanitare ndërkombëtare, që erdhi si pasojë e veprimeve të forcave ushtarake, paramilitare e policore serbe, duke bërë që zonat e banuara me shqiptarë, pjesësisht të çliruara, ishin të shkëputura njër me tjetrën”, theksoi dr. Tolaj.

Më tej ai bëri të ditur se atë organizatë e udhëhiqte një femër gjermane.

“Organizata e juaj ka mundësi që t’i ndihmoni jo vetëm civilëve, por edhe palëve ndërluftuese në radhët e të cilëve ka të plagosur, etj., ndërsa ne jemi për t’ju ndihmuar njerëzve tanë, meqë nuk keni njerëz, nuk keni mjekë, kirurgë..".

Veç tjerash dr. Tolaj tregon sesi kishin vepruar në atë kohë.

“Në çdo rast ku shfaqej nevoja ne ishim gati, psh. masakra e Obrisë e shumë ngjarje të tjera.

Neve na u është dhënë informata se në Obrinë e Poshtme kishte ndodhur masakër dhe ne shkuam atje por aty nuk gjetëm të plagour dhe na thanë që të plagosurit ishin çuar në Likoc”.

Më tej ai tregoi ngjarjen fatale, ku dr. Shpëtimi humbi jetën.

“Teksa shikonim në Likoc, pamë se vendi ishte i minuar, por është interesant se pak ma herët dr. Shpëtimi dhe Osman Sefia ndërruan vendet. Shpëtimi erdhi në kerrin, ku isha unë e Osmani doli në kerrin e dytë. Si në shaka dr. Shpëtimi i thotë Osmanit: Sikur po e ndien so do të biem në mina, prandaj po ndërron vendin….Tash unë do të jem ai që do të bie në mina.”, kujtoi infektologu Tolaj.

"Ishte praktikë që në raste të tilla lufte automjetet të shkojnë në vijat e shkelura më parë, në vija të njëjta dhe ne hapëm dyert e kerrit që t’i tregojmë shoferit që të kthehet nëpër ato vija dhe më tej nuk më kujtohet gjë”.

Ndërkaq dr. Tolaj rrëfen ngjarjen që ndodhi pas shpërthimit të minës.

“Dr Shpëtimi ka jetuar edhe një orë pas shpërthimit të minës. Dua të them edhe një gjë që nuk e kam përmend asnjëherë, kam marrë obduksionin e dr Shpëtimit dhe jam habitur se si ka qenë e mundur ai njeri të jetojë edhe një orë me ato plagë të mëdha.

Ne na bartën me helikopterë për në Qendrën Klinike, pastaj Kryqi i Kuq intervenoi dhe mua me Megi Brajtson na transferuan për në Gjenevë për mjekim të mëtejmë, ku kam qëndruar afro 8 muaj.

Tutje dr. Tolaj tregoi me mall për shembëlltyrën e dr. Shpëtim Robajt, sipas të cilit dr. Shpëtimi ka qenë njeri që i ka ofru njerëzit, nuk ka qenë njeri i konflikteve. Ai ka pasur elementin humanist për t’iu ndihmuar njerëzve në rast nevoje, pa asnjë mëdyshje,pa marrë parasyshë rreziqet që mund të na shfaqeshin.RTKLive


MË SHUME NGA Lajme