Këto janë dy skuadrat e Ligës së Kampionëve që e duan Shaqirin
BKT
Sport

Këto janë dy skuadrat e Ligës së Kampionëve që e duan Shaqirin

Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, po mendon të largohet nga skuadra kampione e Anglisë, pasi hapësirat për të janë thuajse zero.

Ai kërkon të ketë minuta dhe trajneri Jurgen Klopp nuk ia plotëson dot. Futbollisti shqiptar ka pas vetes dy ekipe. 28-vjeçari mund të kalojë në Serie A ose La Liga, pasi për shërbimet e tij po interesohen Lazio dhe Sevilla.

Drejtori Igli Tare e do me patjetër në skuadër, pasi ka besim se Shaqiri do të ndihmonte  shumë lacialët.

Në krahun tjetër, spanjollët shohin te Shaqiri një lojtar që mund të bëjë mirë në skuadrën e tyre.