20:27 / 02.10.2020
Paraqitja e Abazajt, përveç golit edhe statistikat i ka fantastike
Kristal Abazaj ka gjetur golin e parë në Turqi ditën e sotme, teka ka shënuar golin e parë në fitoren 2-1 të Istanbulsporit ndaj Bandirmasporit në Ligën e Parë.
Ky ishte goli i parë i sulmuesit në kampionatin turk, të cilin e realizoi në ndeshjen e parë që isi si titullar.
Megjithatë përveç golit, Abazaj në ndeshjen e sotme ka arritur edhe të shkëlqyera.
Futbollisti vlerësohet me notën 7.1 për paraqitjen e treguar, ndërkohë që fitoi 3 duele nga 6 dhe bëri 2 driblime të suksesshme nga 3 të tentuara.























