Flaka Loxha prek finalen e Kupës Evropiane të Xhudos
BKT
Sport

Flaka Loxha prek finalen e Kupës Evropiane të Xhudos

Xhudistja Flaka Loxha, ka arritur të kualifikohet në finalen e Kupës Evropiane të Xhudos që është duke u mbajtur në Dubrovnik të Kroacisë.

Në finale ajo pritet të ketë përballë xhudisten e Italisë, Veronica Toniolo.

Loxha është në kategorinë 57 kilogramë dhe ka mposhtur xhudisten e Serbisë, Teodora Çopiq dhe atë të Sllovenisë, Anna Marie Ograjensek.