11:37 / 04.10.2020
Një tjetër talent shqiptar në Spanjë, Hysenagolli firmos me Leganes!
Një tjetër talent shqiptar transferohet në Spanjë.
Futbollisti i kombëtares U-19 Henri Hysenagolli i lindur dhe rritur i lindur në Shtetet e Bashkuara, është transferuar zyrtarisht në Segunda Division te skuadra e Leagnes, që sezonin e kaluar ishte pjesë e La Ligas.
Hysenagolli i cili ka dalë nga akademia e New York Euro ndërsa është aktivizuar edhe me 23-vjeçarët e këtij ekipi në ligën e dytë amerikane.
Hysenagolli ka tërhequr vëmendjen e klubit madrilen, me drejtuesit që pasi nisën bisedimet ia dolën ta afrojnë lojtarin shqiptar në skuadrën e tyre.
Tashmë Hysenagolli shpreson të lërë shenjë në këtë aventurë të re dhe të ndihmojë Leganes me paraqitjet e tija të rikthehet sa më shpejt në La Liga.























