Havertz: Do fitojmë shumë trofe në të ardhmen
BKT
Sport

Havertz: Do fitojmë shumë trofe në të ardhmen

Ylli i Chelsea-s, Kai Havertz është i emocionuar për të ardhmen pasi synon të fitojë shumë trofe.

Gjermani gjatë verës bëri kalimin të “Blutë”, ndërsa ende s’ka shënuar gol në Premierë Ligë, por ka realizuar hat-trick në Kupën e Anglisë.

Havertz ka konfirmuar se Premierë Liga është shumë më e vështirë së Bundesliga, por beson që do fitojnë trofe në të ardhmen e afërt.

“Është shumë më ndryshe se në Gjermani. Premierë Liga është më e vështirë dhe ka shumë skuadra të mira. Çdo gjë është e re, por unë si të gjithë të rinjtë jam rehatuar, andaj kam besimin se do fitojmë shumë në të ardhmen”, deklaroi ai.

Chelsea momentalisht renditët në pozitën e katër me shtatë pikë, pesë me pak se lideri Everton që deri me tani është i pamposhtur.