Pas Ruganit, Juve ndan rrugët edhe me De Sciglio, lojtari afër Lyonit
BKT
Sport

Pas Ruganit, Juve ndan rrugët edhe me De Sciglio, lojtari afër Lyonit

Juventusi ka larguar një tjetër lojtar pas Daniele Ruganit. Rrugën drejt Francës do e marrë edhe Mattia De Sciglio, i cili është afër transferimit te Lyon.

Mbrojtësi i djathtë italian pritet të huazohet te gjysmëfinalistët e sezonit të kaluar në Champions League sipas raportimeve të Daniele Longo, gazetarit të Calciomercato.

27-vjeçari është pjesë e bardhezinjve nga Torino prej korrikut të vitit 2017, teksa është një prodhim i kuqezinjve të Milanit.

De Sciglio pret akordin përfundimtar mes dy klubeve për të nisur aventurën e parë jashtë Italisë dhe të tretën në karrierë.