21:25 / 04.10.2020
Ndërron jetë gazetari i RTK-së, Nazmi Misini
Pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 66 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari, Nazmi Misini.
Nazmi Misini një jetë të tërë ia kushtoi gazetarisë, si në mediat e shkruara ashtu edhe në mediat transmetuese.
Punoi për shumë vite edhe si gazetar dhe redaktor në Radio Televizionin e Kosovës.























