Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Sot FILLON NDËRTIMI I PARKINGUT NËNTOKSORË PARA FAKULTETIT FILOLOGJIK. Për këtë do të ketë lidhje të drejtperdrejt nga Fakulteti i Filologjisë.
Erblin Hoxha, Drejtor menaxhues në Debate Center flet për ORGANIZIMIN E DEBATEVE "DEBATE-UP" DHE "DEBATE PËR TOLERANCË".
Hamëz Morina- Menaxher në ECIKS, flet për
TRANSFORMIMI DIGJITAL I NMV-VE NË KOSOVË.
Naim Bytyqi -mësimdhënës i matematikës, flet për
DITA BOTËRORE E MËSUESIT.
Besim Aliu - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton se ÇFARË MOTI NA PRET DITËT NË VIJIM?.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























