Shpërthejnë Juventusi e Barcelona në tregun e futbollistëve
Douglas Costa te Bayerni dhe Federico Chiesa në Torinon bardhezi. Fiorentina rezistoi gjatë, por u dorëzua në fund. Sulmuesi i djathtë italian do të transferohet te Juventusi.
Huazim 2-vjeçar për 22-vjeçarin (5 vite kontratë me 4.5 milion euro rrogë sezonale), me detyrim blerje nga ana e kampionëve në verën e vitit 2022.
2 milion euro do të paguajë Juventusi për vitin e parë, 8 milion euro për të dytin dhe 40 milion të tjera për ta blerë përfundimisht. 50 milion euro në total kushton ky operacion për “Zonjën”, teksa pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes përfundimtare.
Edhe Barcelona aktive në merkato. Katalanasit kanë kryer një goditje të dyfishtë, duke siguruar shërbimet e Memphis Depay (Lyon) dhe Eric Garcia (Manchester City). Holandezi ishte dëshira e madhe e trajnerit Koeman dhe vjen të përforcojë sulmin.
25 milion euro ka përfituar Lyon nga shitja e 26-vjeçarit, ndërsa Garcia, qendërmbrojtësi 19-vjeçar spanjoll që debutoi me kombëtaren iberike në 6 shtator, i ka kushtuar 15 milion euro klubit katalanas. Dy prurje që gëzojnë trajnerin Koeman dhe forcojnë Barcelonën.























