Kajtazi: GJS ka marrë kahjen e “kërkimit të gjilpërës në kashtë
BKT
Lajme

Kajtazi: GJS ka marrë kahjen e “kërkimit të gjilpërës në kashtë

Në emisionin “Studio e hapur” në RTK, Fadil Kajtazi, njohës i çështjeve të sigurisë, foli për krimet e kryera nga forcat policore, ushtarake e paramilitare serbe dhe dosjet e fshehta të krimeve të tyre në Kosovë.

“Ajo që më pëlqeu shumë janë deklaratat e Drecunit dhe të Nebojsha Joviqit për dosjet që kanë përfunduar në OVL të UÇK-së, meqë ata mburren me sisitemin e tyre të sigurisë me mënyrën e organizimit të tij, por ajo që nuk më ka pëlqyer ka qenë mosdija e administrimit të dosjeve, sepse mendoj se ato dosje është dashur të dërgohen në një vend të caktuar, të thirren avokatët dhe të thirret mbrojtja”, deklaroi Kajtazi.

Tutje ai shtoi se kjo do të ishte kulmi i kësaj pune në diskreditimin të organeve serbe, të cilët kanë investuar shumë në blerjen e dëshmitarëve të rrejshëm.

“Duhet të sqarohet se ne jemi për drejtësi, të zbardhen të gjitha krimet, por jo për një drejtësi politike”; deklaroi Kajtazi.

Më tej, Kajtazi kujtoi se GJS është krijuar në bazë të “Raportit të Dick Martyt” për të ashtuquajturën trafikim të organeve njerëzore nga e ashtuquajtura “Shtëpia e Verdhë” dhe, në momentin kur u pa se nuk ka asgjë nga ajo punë, GJS ka marrë kahje tjetër e që atë ia ka dhënë Serbia, në kahjen e “kërkimit të gjilpërës në kashtë”.

“Dështimi i GJS është dështim i ndërkombëtarëve dhe politikës kosovare, ngase kjo gjykatë dihet mandati i themelimit të saj e tani kjo GJS tani po merret me diçka tjetër, prandaj klasa politike do të duhej të inisistonte në dokumentimin e pretendimeve të Dick Martyt, në trafikimin e organeve në “Shtëpinë e Verdhë”, shtoi Kajtazi.

Më tej ai sqaroi se sikur po vërehet se agjenturat serbe kanë ndikim në strukturat politike shtetërore. Kjo vërehet me kapjen e dy agjentëve të BIA-s duk blerë dëshmitarë të rrejshëm për GJS nga Policia e Kosovës, por lirimi i tyre dëshmon turpin tonë, prandaj kemi këtë gjendje siç e kemi, duke u lriuar krejtë heshtur, në vend që të dënoheshin me ligje të Kosovës.

“Dosjet e ardhura këtu në OVL të UÇK-së nuk janë kriju me imagjinatë, ato janë kriju këtu, nga dikush që ka informacione të thella këtu”, deklaroi Kajtazi.

"Në Kosovë ka pasur struktura shtetërore serbe, aparatura e shtetit serb, të përfaqësuar nga Milosheviqi, Daçiqi, Vuçiqi, ka organizua terror sistematik, që janë ekujvalente me krimet e fashizmit ndaj hebrenjve, të cilët ata kanë kryer krime në prezencë të familjeve, me tortura e reprezale,që mjerisht klasa politike nuk ka ditur ta shfrytëzojë këtë", theksoi Kajtazi.

“Të gjitha vrasjet politike janë kombinim i strukturave serbe dhe injorancë e jona. Po të mos ishte kjo injorancë do të ishte një rrethanë tjetër. Do të përmendja një fakt, dokumentin e strategjisë së sigurisë nacionale të vitit 2009 dhe një tjetër të vitit 2019, që strukturat tona shtetërore do të duhej ta lexonin dhe të kuptonin qëllimet e tyre ndaj nesh, e që në disa gjëra ia kanë arritë të realizojnë, si psh. ngrirja e problemit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, prezantimi Kosovës në botë si shtet fundamentalist islamik, sabotimi i strukturave politike në Kosovë, kriza politike që Kosova të prezantohet si shtet jofunksional”, shtoi kajtazi.RTKLive


MË SHUME NGA Lajme