Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Jehona Idrizaj Gjocaj -blogere e gatimit. Ajo do të flas për ushqimet e vjeshtës.
Në linjë direkte do të ketë nga festivali i muzikës vokale, prej atje do të flas Dea Xhemajli, koordinatore.
Nis sezoni turistik vjeshtë-dimër, për të folur për marrëveshjen e bashkpunimit në fushën e truizmit, të ftuarë do të jenë Rrahman Kasa, kryetar i Unionit të Turizmit të Shqipërisë si dhe Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës
Poashtu, lidhje direkte për nisjen e sezonit turistik vjeshtë-dimër,do të ketë nga Prizreni, si një nga detinacionet për të vizituar ku do të flas Mytaher Haskuka kryetar i komunës së Prizrenit.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























