10:31 / 06.10.2020
Selimi liron nga detyra këshilltarin e jashtëm
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka liruar nga detyra Këshilltarin e Jashtëm në Ministri të Drejtësisë”, Enis Qerka.
“Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”, ka shkruar Selimi.
Enis Qerka është arrestuar në kufirin Kosovë-Maqedoni me dyshimin se ishte i përfshirë në kontrabandimin e 113 kilogramëve narkotikë të llojit heroinë, në dhjetor 2018.























