Reagon ish-këshilltari i Selimit, akuzon mediat dhe politikën
BKT
Lajme

Reagon ish-këshilltari i Selimit, akuzon mediat dhe politikën

Ish-këshilltari i ministrit të Drejtësisë, Enis Qerka, ka reaguar ndaj lajmit për shkarkimin e tij për shkak se ishte i përfshirë në kontrabandimin e 113 kilogramëve narkotikë të llojit heroinë, në dhjetor 2018.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka akuzuar mediet, dhe partitë politike të cilat sipas tij kanë publikuar një lajm për të cilin kanë pushuar edhe hetimet.

Statusit Qerka ia ka bashkangjitur edhe aktvendimin e Prokurorisë Speciale për pushimin e hetimeve para 1 viti.

Ky është statusi i tij i plotë pa ndërhyrje:

E tmerrshme se si u sulen me akuza e gjykime mediat e individ te partive politike ndaj meje per nje rast per te cilin te gjithe jane ne dijeni se nuk kam qene i perfshire dhe ka nje vendim te drejtesise.

E frikshme kur edhe ne rastet kur organi i drejtesise e deshmon pafajesine mediat e njerez te papergjegjshem ne kete vend ta bejn gjykimin publik.

Secilin rast do ta ndjeki ne rruge ligjore.

Une, familja ime dhe te gjithe e dine se nga dita pare ky rast eshte shfrytezuar me tendence per hesape politike.


MË SHUME NGA Lajme