Nëntë pjesëtarë të Policisë humbën betejën me Covid nga fillimi i pandemisë
BKT
Lajme

Nëntë pjesëtarë të Policisë humbën betejën me Covid nga fillimi i pandemisë

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, betejën me koronavirusin e kanë humbur nëntë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Deri më sot në mesin e personave të infektuar me koronavirus janë edhe 600 pjesëtarë të PK-së, nga ky numër 562 janë shëruar.

“Ndërsa, 29 pjesëtarë të PK-së vazhdojnë të jenë në vetizolim”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në të dhënat e fundit ka bërë të ditur se deri më sot në Kosovë si pasojë e koronavirusit janë shënuar 635 vdekje, 14,051 pacientë janë shëruar dhe 1,203 raste janë akoma aktive. /GE/


MË SHUME NGA Lajme