16:49 / 06.10.2020
Tre ambasadorë të huaj vizitojnë RTK-në
Ambasadori zviceranë, ambasadoret suedeze dhe holandeze kanë qëndruar sot në Radio Televizionin e Kosovës, ku janë pritur nga Drejtori i Përgjithshëm Ngadhnjim Kastrati.
Drejtori i Përgjithshëm i njoftoi përfaqësuesit e misioneve diplomatike në Kosovë, për zhvillimet në transmetuesin publik si dhe për tendencat që përmes kufizimeve buxhetore të bëhet presion në transmetuesin Publik.
Ai i njoftoi ambasadorët për kushtet në të cilat zhvillohet puna në RTK, por edhe përgjegjësitë që ka RTK karshi audiencës dhe për llogaridhënien transparente.























