Asnjë progres në arsim, problem serioz me ndotje të ajrit dhe mbeturinat
BKT
Lajme

Asnjë progres në arsim, problem serioz me ndotje të ajrit dhe mbeturinat

Komisioni Evropian ka publikuar Raportin e Progresit për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Evropian në Raportin e Progresit për shtetet e Ballkanit Perëndimor, ndër të tjerash ka kritikuar Kosovën edhe me mosndërtimin e deponisë për menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme.

Sipas KE-së, Kosova po ashtu ka problem serioz në sistemin e arsimit dhe se në këtë drejtim nuk është bërë asnjë progres.

Një problem tjetër sipas KE-së, mbetet edhe ndotja e ajrit e që kjo paraqet problem serioz për shëndetin e popullit kosovar.

“Kualiteti i sistemit arsimor mbetet problem serioz dhe asnjë progres nuk mund të raportohet në këtë fushë. Kualiteti i ajrit mbetet problem serioz për shëndetin publik, ndërsa numri i depove ilegale të mbeturinave vetëm se është rritur nga 1,572 në 2017 në 2,529 në 2019. Përkundër anulimit të fondeve të BE-së, institucionet e Kosovës ende nuk kanë siguruar lokacionin për ndërtimin e deponisë për menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme”, thuhet ndër të tjerash në raport.


MË SHUME NGA Lajme