Italia konfirmon mbështetjen në parandalimin e korrupsionit në Kosovë
BKT
Lajme

Italia konfirmon mbështetjen në parandalimin e korrupsionit në Kosovë

Në kuadër të takimeve të rregullta me përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë, Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli priti në takim Ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, dhe një delegacion të Guardia di Financa.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Agjencioni Kundër Korrupsion, në këtë takim Havolli njoftoi Ambasadorin Orlando dhe delegacionin e Guardia di Financa, për Agjencinë Kundër Korrupsionit, për ndryshimet legjislative, kontrollin e deklarimit të pasurisë, ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë në forcimin e mekanizmave aktual në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.

Ambasadori i Italisë Nicola Orlando dhe delegacioni nga Guardia di Financa vlerësuan lartë punën e Agjencisë dhe konfirmuan gatishmërinë për mbështetje të Agjencisë Kundër Korrupsion.


MË SHUME NGA Lajme