VIDEO-Qytetarët e Kosovës të kenë kujdesë gjatë përdorimit të internetit
BKT
Lajme

VIDEO-Qytetarët e Kosovës të kenë kujdesë gjatë përdorimit të internetit

Ministria e Punëve të Brendshme në mbështetje të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), sot do të fillojë zyrtarisht fushatën: “Kujdes në internet”.

Artan Dreshaj, drejtor i departamentit për administrim te sistemeve dhe komunikimeve, tha se qytetarët e Kosovës duhet të kenë kujdesë në internet.

“Rritja e shërbimeve dhe e shfrytëzimeve në internet rrit kërcënimin për marrjen e informatave dhe të dhënave personale”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kurse Mentor Cakolli, menaxher i projektit për Siguri në Kosovë, UNDP, tha se projekti ka filluar shumë mirë. “Ky projekt po shkon mirë, aktivitetet e parapara një masë të madhe janë realizuar”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kjo fushatë ka për synim ndërgjegjësimin e qytetarëve për sigurinë kibernetike që fillon në muajin tetor.

Fushata do të fillojë më 7 tetor, në të cilën do të organizohen disa aktivitete me qëllim të ndikimit dhe të njohjes së përparësive dhe rreziqeve që vijnë nga interneti. Po ashtu do të publikohen edhe disa produkte mediale në funksion të fushatës”


MË SHUME NGA Lajme