Kastrati-Vulinit: Gjithë jemi trashëgimtarë të UÇK-së, të rinj e të vjetër
BKT
Lajme

Kastrati-Vulinit: Gjithë jemi trashëgimtarë të UÇK-së, të rinj e të vjetër

Analisti dhe profesori, Ardian Kastrati në “Debat” të RTK-së ka thënë se incidentet e fundit në Kosovë, e që Serbia po tenton t’i paraqesë si ndëretnike, janë inskenime. Kastrati në gjuhen serbe i është drejtuar Vulinit duke i thënë se të gjithë në Kosovë janë trashëgimtarë të UÇK-së.

Kastrati tha se ai, tre fëmijët e tij dhe të gjithë në Kosovë janë trashëgimtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Të gjitha i kanë pasur të ndërlidhura dhe në fund kanë ardhur me një konstatim që thoshin kështu bash në serbisht e them trashëgimtarët e UÇK-së, gjenerata e re e UÇK-së po e kërcon me zhdukje popullin serb në Kosovë. Dobro vece gospodine Vuline, pozdrav uzivo iz RTK, ja sam jedan od naslednika OVK, troje  moje dece su naslednici OVK, dobro dosli ako mozete”, tha Kastrati duke iu drejtuar në serbisht Vulinit .


MË SHUME NGA Lajme