13:53 / 07.10.2020
Çitaku kërkoi lirimin nga detyra e ambasadores, Thaçi nënshkruan dekretin
Presidenti Hashim Thaçi e ka nënshkruar dje dekretin për tërheqjen e bashkëpunëtores së tij shumëvjeçare, ambasadores Vlora Çitaku, nga misioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas pesë vjetëve shërbimi në Uashington, Vlora Çitaku do të kthehet përfundimisht në Kosovë. Kthimi i saj nisi me shkarkimin nga ish-kryediplomati Glauk Konjufca e tash ai është nënshkruar nga Presidenti Thaçi.

























