13:58 / 07.10.2020
Hatem Ben Arfa rikthehet në Francë tek Bordeaux
Hatem Ben Arfa do ti bashkohet klubit francez, Bordeaux si agjent i lirë ku edhe është duke kryer testet mjekësore.
Sipas “Foot Mercato” lojtari është në Francë, ku ka arritur sot për të përfunduar marrëveshjen dhe për të nënshkruar me klubin e Bordeaux.
Edhe pse afati kalimtar i transfereve është mbyllur, Ben Arfa ka të drejtë të kalojë tek klubi francez pasi që është agjent i lirë.
Sezonin e kaluar, 33 vjeçari Arfa ishte pjesë e Real Valladolidit ku bëri vetëm pesë paraqitje duke mos kontribuar me asnjë gol dhe asist për ekipin spanjoll.
Gjatë karrierës së tij, mesfushori me tipare sulmuese ishte pjesë e ekipeve si Newcastle, Paris Saint-Germain, Lyon, Marseille, Hull City, Nice, Rennes dhe sezonin e kaluar pjesë e Real Valladolid.























