Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim,Varhelyi nesër viziton Kosovën
BKT
Lajme

Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim,Varhelyi nesër viziton Kosovën

Nesër në Kosovë vjen për vizitë Oliver Varhelyi, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Gjatë vizitës, Komisioneri do të takohet me kryeministrin Hoti dhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës, si dhe udhëheqësit e opozitës. 

Ai do të takohet edhe me Kryetaren e Kuvendit dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit. 

Ndërsa do të mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Hoti në ora 10:25 në ndërtesën e Qeverisë.


MË SHUME NGA Lajme