Nuhiu: Do të japim maksimumin, jemi shumë optimist
Para pak minutash u mbajt konferenca për shtyp e Kombëtares së Kosovës, në këtë konferencë ishin të pranishëm Bernard Challandes dhe Atdhe Nuhiu.
Nuhiu u pyet për disa tema nga gazetarët, e për të gjithë pati përgjigje.
“Ka qenë e vështirë të paramendohet se do jemi këtu ku jemi para 4 viteve, kur jemi pranuar në UEFA e kemi pas një ëndërr dhe e kemi ditë se çfarë kualiteti kemi. Gjatë këtyre viteve jemi rritur vazhdimisht dhe me vetëbesimin tonë kemi arritur deri këtu. Nëse do më kishin pyetur para katër viteve, normalisht që s’do e kisha parashikuar kurrë ”, tha Nuhiu kur u pyet se a do e kishte menduar këtë moment katër vite më parë
Në lidhje me mungesën e Muriqit dhe zëvendësimin e tij për ndeshjen e nesërme, Nuhiu tha: “Performancat e Vedatit kanë qenë shumë të mira, e gjithçka e ka treguar me kalimin tek Lazio. fatkeqësisht ai s’ka mund të jetë këtu por kjo nuk do të thotë që ne nuk do i’a dalim. Unë mendoj që ti gjithë do japim maksimumin, duhet të provojmë të arrijmë rezultatin më të mirë për neve edhe pa disa prej lojtarëve të rëndësishëm”
Pyetja e fundit drejt tij ishte se a ka pesimizëm në grupin e futbollistëve të Kosovës, transmeton Olle.
“Do na mungojnë Rashica, Muriqi dhe Rrahmani, çdo ekipit do t’i mungonin lojtar si ti. Pesimizëm në grup nuk ka, fakt është që na mungojnë shumë por jemi shumë optimist dhe besojmë”, ishte përgjigjja e sulmuesit.























