11:17 / 08.10.2020
Hamza-VV-së: Sillni 40 vota ne Kuvend, PDK do ta votojë rrëzimin e Qeverisë
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në seancën e Kuvendit të Kosovës pas dështimit të votimit të Projektligji për Vlerat e UÇK-së, i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të sjell 40 vota në Kuvend dhe partia e tij do t’i jap 24 vota për rrëzimin e Qeverisë.
“Pasi VV-ja e ka bërë një mocion të punoje në drejtim të këtij mocioni, edhe kryetarja e Kuvendit, nëse do t’i shpreh pakënaqësitë e saj, të sjellët në Kuvend dhe në momentin që bëhen 40 vota dhe krijohen kushtet për tu hedh ne votim ky mocion, PDK do t’i jap 24 vota për”, tha Hamza.























