13:23 / 08.10.2020
Musliu- Shoshi: Nëse BE është për zgjerim, le t’i heqin vizat për qytetarët
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, është deklaruar në lidhje me vizitën që Kosovës po ia bën Komisionieri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Verhelyi, duke thënë se nuk është hera e parë që dëgjojmë deklarata që e ardhmja e Kosovës është në BE.
Sipas Musliu-Shoshit, nëse Bashkimi Evropian është për zgjerim, t’i heq vizat për kosovarët.
“Zgjerimi nuk mund të ndodhë duke na pamundësuar lëvizjen e lirë, një të drejtë universale që ne nuk e gëzojmë”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.























