17:59 / 08.10.2020
Kreu i “Dardanëve” ka një premtim para ndeshjes Maqedoni-Kosovë
Emocionet sa vijnë e shtohen derisa po ofrohet momenti i ballafaqimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Kjo ndeshje ka rëndësi jetike për të dy kombëtaret drejt kualifikimit në Kampionatit Evropian.
Kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, ka premtuar se sonte do të ketë birra falas për çdo gol që Kosova e realizon kundër Maqedonisë së Veriut.
“Për çdo gol që sonte e pranon Maqedonia, birra falas në fanclub. Forca Kosova”, ka shkruar Luli Berisha.























