09:07 / 09.10.2020
Po respektohen protokolet e masave mbrojtëse në institucionet arsimore
RTKlive
Në shkollat e Kosovës po respektohen të gjitha masat që janë marrë për tu mbrojtur nga Covid19.
Dëfrim Gashi drejtor i Inspektimit të Arsimit në MASHT, tha se ministria ka marrë masat që nga fillimi në zbatimin e rregullave kundër covid-19 në institucionet shkollore
“Gjendja është sanuar dhe janë tejkaluar problemet, gjendja me Covid19 është sfiduese për gjithë botën.”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai bëri me dije se janë tre task force, të cilat bëjnë raporte ditore për masat mbrojtëse në shkollat e Kosovës.























